Pas shpërthimit në veri, EULEX-i dhe KFOR-i shkojnë në vendin e ngjarjes

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një granata dore pak para mesnatës në afërsi të një hoteli në veri të Mitrovicës.

Mediumi Kossev ka shkruar se në vendin e ngjarjes janë edhe ekipe të EULEX-it dhe të KFOR-it, derisa sipas Policisë, nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa vetura.

”Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore te hoteli Bisevac në rr. Knjaz Millosh Mitrovicë Veri, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësit policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë mbrëmë për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani./21Media

Back to top button