Pas situatës në veri, Krasniqi: E kemi obligim t’ua sigurojmë kryetarëve të rinj kryerjen e obligimeve

Pas tensioneve në tri komunat veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok, ka reaguar Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në një postim në Fecebook, Krasniqi ka thënë se institucionet qendrore e kanë obligim që t’ua sigurojnë dhe mundësojnë kryetarëve të rinj përmbushjen e obligimeve të tyre kushtetuese e ligjore.

“Ata janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj. E si institucione qendrore e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve. Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, ka shkruar Krasniqi./21Media 

Back to top button