Pas skandalit për tradhti nga Adam Levine, Behati Prinsloo thyen heshtjen

Modelja e Victoria Secret, Behati Prinsloo ka publikuar një fotografi në Instagram, pas sa kohës që qëndroi e heshtur mes skandalit të burrit të saj, artistit Adam Levine – i cili po akuzohet për tradhti.
Muajin e kaluar, modelja e Instagramit, Sumner Stroh pretendoi se ka pasur një lidhje me Levine. Ajo tha se ishte e re, prandaj edhe po ndjehet e shfrytëzuar.
Stroh bëri publike mesazhet me Levine, të cilët dyshja i kishin shkëmbyer në Instagram.
Madje, u bë publik edhe mesazhi ku Adam po i kërkonte Stroh që fëmijën të cilin e pret me Prinsloo ta emëroj sipas emrit të saj.
Kjo situatë ‘tronditi’ rrjetin –  ndërkohë që Levine ka mohuar të ketë pasur lidhje me Stroh, por ka thënë se e pranon se “e kaloi kufirin”.
Prinsloo ka qëndruar e heshtur gjithë këtë kohë, por burime pranë modeles kanë ëbrë të ditur se ajo është e mërzitur nga e gjithë kjo situatë.
Çifti Levine-Prinsloo janë në pritje të fëmijës së tretë./21Media

Back to top button