Pas sulmeve të ShBA-së në Irak e Siri, Borrell: Të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme pas sulmeve të SHBA-së ndaj grupeve të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak.

“Të gjithë duhet të përpiqen të shmangin që situata të bëhet shpërthyese” tha Borrell në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Borrell nuk iu drejtua drejtpërdrejt sulmeve të SHBA-së, por përsëriti një paralajmërim se Lindja e Mesme ishte “një kazan që mund të shpërthejë”.

Të gjithë duhet të “përpiqen të shmangin një përshkallëzim”, shtoi ai./21Media

Back to top button