Pas tërmetit, Universiteti i Tiranës rifillon më 10 dhjetor

Procesi mësimor në Universitetin e Tiranës rifillon më datën 10 dhjetor

Pas një ndërprerje disa ditore për shkak të situatës së tërmetit, rektorati i Universitetit të Tiranës ka nxjerrë urdhrin për rifillimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës.

Në urdhrin që mban firmën e rektorit Mynor Koni, thuhet se drejtuesit kryesorë të UT të paraqesin propozimet konkrete për zëvendësimin e ditëve që nuk u zhvillua mësimi për arsye të pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Urdhri i përcillet për zbatim të gjitha njësive kryesore të Universitetit të Tiranës./oranews

 

Back to top button