Pas vdekjes së 15 vjeçarit në Prizren, organizohet protestë

 

Një 15-vjeçar në Prizren vdiq sot si pasojë e plagëve të marra nga thika pas një përleshjeje mes pesë të rinjve në këtë komunë.

Në lidhje me këtë rast, banorët e lagjes “Bajram Curri” së bashku me shkollat që janë përreth rrugës “Ylber Fanaj”, kanë vendosur që të mbajnë protestë në mëngjes, duke bojkotuar për 2 orë mësimin.

Kjo protestë organizohet, për shkak se siç kanë thënë banorët të neglizhencës së insitucioneve.

“Pas rastit tragjik qe ka ndodhur ne afërsi te shkollave,ku një i moshës 15 vjeqar ka humbur jetën,Kerkojm bashkpunim te drejtorëve te shkollave qe Nesër me datë 19.01.2021 te behet nje protest lidhur me neglizhencen e instucioneve siq eshte Policia,protesta do fillon nga orët e para te mengjesit duke vazhduar me 2 orë bojkot të mesimit,fillimisht ju ftojmë te gjithë prindëve qe neser te dilni në mengjes ne orët e para duke filluar qysh nga ora 08:00 sepse raste te tilla nuk duhet perseritur! Familjarëve te ndjerit ju shprehim ngushllime më te sinqerta zoti ju ndihmoftë dhe ju lehtsoft kete dhimbje! Me respekt Stafi Faqes ne bashkpunim me Drejtorët e Shkollave të Lagjes! Mësimi vazhdon pas kryerjes se protestes”, bëhet e ditur në njoftimin e lagjes të bërë në rrjetet sociale./21Media

Back to top button