Pas vendimit për targat, Haxhiu: Kjo është tallje!

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtuar “tërheqje të papërgjegjshme” vendimin për targat.
“Zbutja dhe tërheqje e papërgjegjëshme e Albin Kurtit nga vendimi për targat, sjellje fëmijërore, antikushtetuese e anti ligjore në përmbajtje. Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje! Me këtë zbutje, tërheqje nga mos zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat Albin Kurti po inkurajonë grupet kriminale në veri për t’iu rezistuar autoriteteve të shtetit të Kosovës”, shkroi Haxhiu.
Sipas Haxhiut, “Qeveria nuk ishte në gjendje të ruajë raportet me partnerët ndërkombëtarë”.
“Qeveria nuk qe në gjendje të ruaj autoritetin shtetëror vendimmarrës, dhe as raportet me partnerët ndërkombëtarë. Për afro 2 vite të Qeverisë Kurti kemi zero investime ne veri dhe zero kthim të shqiptarëve, zero përmirësim të sigurisë dhe zero përmirësim të mirëqenies për qytetarët tonë matan Ibrit”, përfundon shkrimi i Haxhiut./21Media 

Back to top button