Pas vendimit të Kushtetueses, kërkohet dorëheqja e Nagavcit

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministers së MASHTI-it, Arbërie Nagavci.
“Gjykata Kushtetuese sot e konfirmoi përmes aktgjykimit parashtresën tonë: Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim. Ekipi i reformës bashkë me juristët e RZZ LAW me përkushtim e profesionalizëm kanë argumentuar shkeljen flagrante të kompetencave komunale nga niveli qendro”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.
Tutje Kastrati ka thënë se Nagavci duke e shkelur kushtetutën ka penguar një reform për arsye elektorale.
“Vendimi që u vertetua kundër-kushtetues ka prodhuar pasoja. Ai ka ndërsyer njerëz kundër reformës. Ministrja Nagavci nuk mund t’ia hedhë kesaj pune kaq thjesht. Ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur kushtetutën. Tash duhet pergjegjësi. Jo më pak se dorëheqje”, ka thëksuar Kastrati.
Në vendimin e Kushtetueses të publikuar sot thuhet se MASHTI-i përmes vendimit “ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore”./21Media

Back to top button