Pas Veternikut, edhe në Fushë Kosovë kapen 2 kg drogë, deklarohet policia

Operacioni i Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, i quajtur “Takimi”, i nisur sot në orën 15:00 është duke vazhduar edhe në lokacione të tjera.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se në Fushë Kosovë janë kapur 2kg substancë e dyshuar narkotike dhe një armë.

“Antidroga e Policisë së Kosovës siq kam njoftuar edhe më herët në bashkëpunim me Prokurorinë po vazhdon operacionin policor që ka filluar sonte nga 15:00 në Prishtinë edhe në disa lokacione tjera.
Andaj, veprime hetimore dhe operacionale janë ende në proces dhe të gjitha vendimet tjera do të ndërmerren në bashkrendim me prokurorinë kompetente. Edhe në Fushë Kosovë në kuadër të vazhdimit të këtij operacioni janë sekuestruar mbi 2 kg substance e dyshuar narkotike dhe një armë”, tha Hoxha për portalin rtv21.tv /21Media

Back to top button