Pas vrasjes së dyfishtë në Pejë reagon kryetari i Komunës
Në vrasjen e dyfishtë sonte në Pejë kanë humbur jetën kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.
Pas këtij rasti ka reguar edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vra dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga rradhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, ka thënë Muhaxheri në një postim në “Facebook”./21Media