Pasi i shpëtoi koronavirusit Ibrahim Tatlises do të mbajë koncert

Këngëtari 70 vjeçar, Ibrahim Tatlises ka bërë të ditur se ka kaluar me sukses infektimin nga COVID-19.
Ai përmes një prononcimi për Haberturk, ka thënë se nga testimi i fundit për koronavirus ai ka dalur negativ.
“Mirëdita, miq. Unë isha pozitiv, u ktheva negativ”, ka thënë Tatlises.
Tatlises pas një kohe është kthyer në skenën muzikore ku ka bërë të ditur se meqenëse ka rezultuar negativ, tani lirshëm mund të mbajë një koncert.
Koncerti do të mbahet në një vend në Ankara më 8 janar.

Këngëtari së fundmi e ka zyrtarizuar lidhjen e tij të dashurisë me Gülçin Karakaya e cila ësht 43 vite më e re.
Në lidhje me këtë temë Tatlises ishte shprehur se ”Nuk ka martesë zyrtare, e jona është një martesë e zemrës”.

Kujtojmë që, Ibrahimi është baba i shtatë fëmijëve, İdo Tatlıses, Dilan Çıtak, Ahmet Tatlı, Melek Zubeyde Tatlı, Gülşen Tatlı, Elif Ada Tatlı dhe Gulden Tatlı. İbrahimi ka  9 nipër e mbesa.
Disa nga hitet e Ibrahim Tatlises që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot janë: ”Aramam”, ”Bebeğim”, ”Haydi Söyle” dhe ”Leylim Ley”./21Media

Back to top button