“Pasionet e Fshehta 2” edhe në Netflix

20 vjet më parë, Spanja përjetoi një revolucion me premierën e një prej telenovelave më të suksesshme atje.
I importuar nga Kolumbia, ku u pa në Telemundo dhe Caracol Television “Pasion de Gavilanes” apo “Pasionet e fshehta” u bë një fenomen që përfshiu masat pothuajshe dy dekada më vonë, pasi shënoi një rikthim si “Pasionet e fshehta 2”.
Megjithatë, formula e suksesit e krijuar nga Julio Jimenez bazuar në romanin e vitit 1994 “Las Aguas Mansas” do të shfaqet edhe në Netflix.
Nesër(20 korrik), në platformën e njohur për filma do të jepet premiera e “Pasionet e fshehta”.
Histori: Tre vëllezër kërkuan të hakmerreshin për vdekjen tragjike të një njeriu të dashur, por përfunduan duke u përfshirë emocionalisht me vajzat e shtëpisë së madhe, pikërisht të gruas ndaj së cilës do hakmerreshin.
Pas 188 episodeve, telenovela kolumbiane u bë fenomen i vërtetë televiziv. Netflix ka vënë në dispozicion të abonentëve sezonin e parë.
Tani, 20 vjet më vonë do ritakoheni me vëllezërit Reyes në 82 episodet e reja të sezonit të dytë që tashmë janë në Netflix./21Media

Back to top button