Pasojat e Covid-19 edhe në mirëqenie e ekonomi

Mehmeti: Trusti i Kosovës humbi 52 milionë euro nga pandemia

Pandemia e shkaktuar nga Covid19, përpos pasojave shëndetësore tek njerëzit, në telashe të mëdha ka vënë edhe ekonominë dhe institucionet financiare. Në këtë kontekst edhe Fondi i Kursimeve Pensionale  i Kosovës, është goditur nga kjo pandemi, duke humbur kështu mbi 50 milionë euro, krahasuar me 110 milionë euro sa ishin humbur në fillim të shfaqjes së pandemisë. Këtë e pohon guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili po ashtu pret nga kjo krizë që të ketë rënie të investimeve të huaja direkte dhe të konsumit në vend./21Media

Back to top button