Pasojat e tërmetit, bëhet bilanci i fundvitit në Lezhë

Është bërë bilanci i fundvitit në Lezhë për pasojat e tërmetit

Gjithsej raportohet se në të gjithë qarkun janë dëmtuar rëndë 136 pallate, 2165 apartamente, 1818 shtëpi dhe 34 institucione publike.

Ndërsa vazhdon puna për të vlerësuar dëmet pranë shtëpive dhe për të parë nevojat e qytetarëve me çadra.

Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat në qarkun Lezhë, Etjen Xhafaj tha se aktualisht në shkallë qarku, 1040 familje kanë aplikuar për bonuse qiraje dhe deri tani janë miratuar 792 prej këtyre.

Numri total i çadrave dimërore të vendosura në terren është 453 ku janë vendosur 1733 banorë./oranews

Back to top button