Pati edhe nga ata që refuzuan propozimin e Kurtit për kandidat për deputet

 

Taulant Kryeziu nga Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka refuzuar propozimin e Albin Kurtit për të kandiduar për deputet.

Ai ka thënë se këtë po e bën për arsye personale.

 “Edhe pse isha i propozuar nga Kryetari Kurti që të jem kandidat për deputet nga lista e Vetëvendosjes, për arsye subjektive kam vendosur që të mos kandidoj për deputet në zgjedhjet e përgjithshme  të Republikës. Do të jem krah VV-së në arritjen e suksesit të madh në këto zgjedhje dhe natyrisht edhe mbeshtetes ndaj Qeverisë në ardhje Kurti 2.”, ka  njoftuar Kryeziu./21Media

Back to top button