Paul Williams përfundoi dëshminë në Hagë

Lajm i përditësuar


Paul Williams përfundoi dëshminë në Hagë

Ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams ka përfunduar  dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit


Williams thotë se Bukoshi po përpiqej të krijonte FARK-un: Që rrjedhojë do ta mënjanonte UÇK-në

Paul Williams gjatë dëshmisë në Hagë tha se kryeministri i atëhershëm i Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi përpiqej të krijonte Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

“Unë e dija se kryeministri Bukoshi përpiqej të krijone FARK-un bazuar fillimisht në Shqipëri që përbëhej nga oficerë shqiptarë ose oficerë që kishin shërbyer në Forcat Ushtarake të Jugosllavisë”, tha ai duke iu përgjigjur në pyetjet shtesë të mbrotjes.

“FARK-u do të ishte aktor shtesë i armatosur joshtetëror i cili do të luftonte në emër të popullit të Kosovës. Duke qenë se do të ishte më profesionist, duke qenë se përbëhej nga oficerë të ish-ushtrisë jugosllave dhe kishte gjasa që të bëhej aktori më efikas dhe efektiv i armatosur joshtetëror dhe për rrjedhojë do të mënjanonte UÇK-në”, tha ai.


Williams: Thaçi nuk e kishte autoritetin të vendoste vet

Paul Williams gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se Hashim Thaçi nuk e kishte autoritetin të vendoste vet.

Sipas tij Thaçi kishte presion.

“Kishte një presion të jashtëzakonshëm nga komandantët lokalë dhe kishte gjithashtu edhe presion ideologjik dhe kulturor nga Adem Demaçi”, tha ai.

“U bë e qartë si drita e diellit se komandantët e zonës duheshin të bëheshin pjesë e procesit”, u shpreh Williams.


Williams: Bukoshi hezitonte të jepte fonde për UÇK-në, ishin destinuar për diçka tjetër

Paul Williams deklaroi se Bujar Bukoshi hezitonte që të ofronte ndihmë financiare për UÇK-në nga burimet që janë mbledhur nga diaspora, pasi ishin destinuar për diçka tjetër.

“Bujar Bukoshi hezitonte të ofronte ndihmë financiare për UÇK-në”, tha Williams, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai shtoi se Bukoshi kishte thënë se këto para ishin destinuar për fuqizimin e arsimit paralel dhe kujdesit paralel shëndetësor.

“Burimet që kishte mbledhur diaspora ishin të kushtëzuara. Ishin mbledhur që të financonin sistemin paralel në Kosovë dhe të financonin kujdesin shëndetësor paralel. Ai më ka thanë që ka dy probleme: I kemi mbledhë këto para nga diaspora për shëndetësinë dhe për arsimin dhe këtu duam t’i shpenzojmë dhe besoj që i përdornin edhe për disa nga refugjatët. Së dyti: nëse doni para për armë, ka forma të tjera për ta bërë këtë dhe përfundimisht në fakt e gjetën një zgjidhje”, tha Williams.

Ai tha që sipas Bukoshit këto mjete ishin caktuar për çka të përdoreshin dhe ishte e papërshtatshme të përdoreshin për diçka tjetër.

“Ai hezitonte për shkak të natyrës konkurruese politike dhe fondeve të kushtëzuara dhe mos e merrni kaq të mirëfilltë se është term amerikan. Ishin caktuar për diçka tjetër dhe ishte e papërshtatshme që të përdoreshin për diçka tjetër kur nuk ishin caktuar për atë fushë”, tha ai.

Përpara kësaj, Williams deklaroi se i kujtohet se patën dalë deklarata publike nga udhëheqja e UÇK-së që i bënte thirrje Bukoshit që të jepte fonde për UÇK-në që i kishte në dispozicion.

LDK-ja sipas dëshmitarit ishte shumë efektive për mbledhjen e fondeve e që pjesë e kontrollimit të këtyre fondeve ishte edhe Bukoshi.

Williams po ashtu tha se nuk e di nëse është e vërtetë që Bukoshi s’ka dhënë mjete për UÇK-në.

Atij iu prezantuan edhe deklarata se kinse Bukoshi po i jep paratë për miq dhe për të financuar vrasje, e madje për të financuar dezertorë. Sipas dëshmitarit, përshtypja e tij lidhur me këto pretendime është se nuk janë të vërteta dhe nuk ka informacione mbi to.

Pretendohet se disa nga deklaratat për Bukoshin, kanë dalë nga Jakup Krasniqi.


Williams: Thaçi dhe i gjithë delegacioni kosovar kërkonin pavarësi

Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se Hashim Thaçi dhe i gjithë delegacioni kosovar e kërkonin pavarësinë.

Këtë deklarim, dëshmitari e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Christopher Barthe, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Hashim Thaçi dhe do të thoja të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët tyre kosovarë, shqiptarë, kërkonin pavarësinë”, tha Williams.

Ai gjithashtu tha se ka kaluar shumë kohë duke iu shpjeguar se si mund të arrihet pavarësia pa u përmendur në marrëveshje.

“Pra, pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke u shpjeguar rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavarësi nuk shkruhej në marrëveshjen e Rambujesë”, shtoi ai.

Përveç kësaj, dëshmitari tha se Thaçi kishte studiuar në Zvicër dhe përveç kësaj ai nuk ishte një fshatar nga zonat e thella të fshatrave në kuptimin që dinte si të sillej, ishte i qytetëruar.


Paul Williams vazhdon dëshminë në Hagë

Dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Paul Williams, i prezantuar nga mbrojtja si këshilltar ligjor pro bono për delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë në shkurt dhe mars të vitit 1999, vazhdon sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.

Ndër tjerash dje Paul Williams tha se Thaçi kishe presion nga komandatët e zonave gjatë konferencës së Rambujes.
Ai po ashtu tha se truapt gjermane nuk kanë
gjetur 15 të burgosur – përfshirë një person të moshuar, i cili ishte gjetur i lidhur me pranga në një karrige, i rrahur dhe i vdekur – në ish-godinën e MUP-it në Prizren.

Po ashtu, dëshmitari mohoi të ketë pasur ndonjëherë kontakt me Adem Demaçin.

Back to top button