Pavarësia flet për ditëlindjen e saj dhe përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës

Nesër Kosova shënon 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Pavarësia Sopa, e cila lindi në ditën e njëjtë, kur u shpall Pavarësia më 17 shkurt, 2008 ka folur për ditëlindjen e saj dhe përvjetorin e 11-të të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se ndihet me fat që ka lindur në ditën e njëjtë, kur Kosova e shpalli Pavarësinë.

“Ditëlindje ime gjithherë është e mbushur me emocione, në njërën anë jam e rrethuar nga familjarët e mi, shokët, shoqet festojnë për ditëlindjen time, në anën tjetër gjithmonë jam në qendër të vëmendjes”, ka thënë Pavarësia.

Pavarësia ka thënë se është e krenare me vendin e saj

Video promovuese është përgatitur nga Divizioni për Komunikim me Publikun i Ministrisë së Punëve të Jashtme./21Media

Back to top button