Pavarësia ShBA-së, ngritet flamuri te shtatorja e Bill Clintonit

(Lajm i përditësuar)


Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”: Pavarësia e ShBA-së festë e tërë Kosovës

Për nderë të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka mbajtur disa aktivitete pranë shtatores së ish-presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi ka thënë se kjo festë nuk është vetëm e Amerikës por e tërë Kosovës.

“Ne sot po festojmë 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Amerikës, mirëpo kjo datë nuk është vetëm ditë ndërkombëtare e amerikanëve por edhe e Kosovës. Kjo festë nuk është vetëm e amerikanëve, falë jush ne mundemi të festojmë 4 Korrikun. 4 Korrikun e llogarisim si 28 Nëntorin e kombit tonë”, ka thënë Rexhepi.


Sot shënohet 248-vjetori i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për nderë të kësaj dite, Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ngritur flamurin te shtatorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në Prishtinë.

Ndër të tjera, shoqata “Miqtë e Amerikës”, mbajtën aktivitete të ndryshme në nder të shënimit të 4 korrikut.

Back to top button