PD-LSI firmosin koalicionin paszgjedhor

 

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, nënshkroi sot marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Pas firmosjes së marrëveshjes, Kryemadhi tha se sot është një ditë historike për të dy partitë por edhe një sinjal i qartë për qytetarët se ndryshimi po vjen.

Kryemadhi: Sot është ditë historike për LSI dhe PD, por më e rëndësishme do të ishte për të gjithë shqiptarët sepse bashkimi dhe konsolidimi i një koalicioni përfundimtar përballë një sekti kriminal në 25 prill do të jetë i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot LSI dhe PD janë bërë bashkë si një aleancë kundër dështimeve të qeverisë Rama dhe sot në një ditë që ne dakordësohemi formalisht për të bashkuar forcat dhe të punojmë me njëri-tjetrin në shërbim të popullit shqiptar. Parneriteti ynë dërgon një sinjal të fortë dhe të qartë për të gjithë shqiptarët se ndryshimi po vjen.

Gjithashtu, Basha dhe aleatët e tij duhet të mendojnë edhe për listat e kandidatëve.

Ata kanë afat deri të hënën e ardhshme për të zgjedhur emrat që do ti përfaqësojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të dielën, Basha mblodhi në selinë blu drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit.

Burime për Ora News bënë me dije se Basha u ka kërkuar drejtuesve politikë të intensifikojnë takimet për të identifikuar votuesit e mundshëm, për të dëgjuar problemet e tyre, por edhe për të shpalosur sa më qartë programin politik të demokratëve./oranews

Back to top button