PDK do t’i dërgojë në Kushtetuese 20 ligje

Partia Demokratike e Kosovës do t’i dërgojë në Kushtetuese 20 ligje, të cilat pushteti i miratoi javën e kaluar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se këto ligje janë miratuar duke thirrur seanca në orët e vona të mbrëmjes pa i respektuar procedurat.

“Duke e vlerësuar të patolerueshme një sjellje të tillë të shumicës parlamentare e cila brenda ditës improvizoi disa seanca në të cilat u dhunua instituti i shqyrtimit parlamentar të ligjeve (siç e përcakton Kushtetuta), kemi vendosur që njëzetë ligjet e miratuara në seancat e datës 05 dhjetor 2024 t’i kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Një vendim i tillë, për të ngritur para kësaj gjykate kërkesat për vlerësimin e kushtetushmërisë së këtyre ligjeve, para së gjithash, paraqet vazhdimësi të punës dhe angazhimit konsistent të PDK-së në mbroje të rendit kushtetues dhe vlerave demokratike mbi të cilat është ngritur dhe qëndron Republika jonë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri tha se janë të bindur që  procedura e shqyrtimit dhe miratimit i këtyre ligjeve ishte kundër-kushtetuese.

Back to top button