PDK e dërgon në Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie Ferat Shala.
Ai tha se ky projektligj në Kushtetuese është dërguar para disa ditësh.
Me pretendimin se janë në kundërshtim me Kushtetutën, opozita ka dërguar edhe pesë ligje të tjera të miratuara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese. Ligji për Paga në sektorin publik, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme si dhe Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg janë ligjet që po presin të shqyrtohen në Kushtetuese./21Media