
PDK e gatshme për zgjedhje, ka një mesazh për VV: Mos u tutni
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas një video që ka publikuar partia në pushtet Vetëvendosje e cila akuzon qeverinë se po bën “nisma më afër Serbisë”. Ajo i ka quajtur këto video shpifj
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas një video që ka publikuar partia në pushtet Vetëvendosje e cila akuzon qeverinë se po bën “nisma më afër Serbisë”.
Ajo i ka quajtur këto video shpifje e propagandë, duke thënë se interes i Serbisë është të sanksionohet Kosova nga aleatët. Ajo ka shtuar se Vetëvendosje është në panik
Çitaku po ashtu ka thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja.
“VV është në panik!S’ju ka mbetur tjetër përveç videove me propagandë, shpifje e thjeshtëzime banale.
Ujë në mulli të Vuçiçit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjëshme.
Interes i kujt, pos i Serbisë, është sanksionimi i Kosovës nga aleatët e armiqësimi ynë me gjithë botën? Interes i kujt është pushtimi i mediave botërore me tituj që e përshkruajnë Kosovën si vatër krize, të polarizuar nga brenda e të izoluar nga jashtë? Ndërkohë për zgjedhje të reja, jemi gati që sot. Mos u tutni.”, ka shkruar Çitaku./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






