Kaloni te përmbajtja kryesore

PDK fiton këto komuna në balotazh

Sot, në vendin tonë është mbajtur procesi për balotazhin në 18 komuna të vendit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar tri komuna.

Sipas KQZ-së, kjo parti ka fituar në Prizren, Kaçanik dhe Vushtrri. Derisa në raundin e parë PDK-ja ka fituar, Skenderaj, në Ferizaj dhe në Han i Elezit.

PDK-ja, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ka humbur komunën e Mitrovicës, ku ky subjekt politik aktualisht ka qenë nën qeverisjen e Bedri Hamzës nga PDK-ja.

Zgjedhjet komunale sot u mbajtën në 18 komuna. PDK-ja në raundin e dytë ka qenë në garë në Klinë, Mitrovicë, Prizren, Vushtrri, Dragash, Kaçanik.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button