PDK hap fushatën në Prizren, Hamza: Tani është koha për bashkim

Partia Demokratike e Kosovës hapi fushatën zgjedhore në Prizren. Kryetari i kësaj partie Bedri Hamza në apje tha se po kandidon për kryeministër dhe se tani është koha për bashkim.
“Sot, Kosova ka qeveri që reagon. Por, ka nevojë për qeveri që parandalon dhe zhvillon. Sot, Kosova ka qeveri që justifikohet. Por, ka nevojë për qeveri që punon. Le ta themi qartë edhe këtu para jush në Prizren. Asnjë vend nuk ecën përpara kur politika shndërrohet në fushëbetejë. Asnjë familje nuk ndihet e sigurt pa stabilitet shtetëror. Asnjë i ri nuk sheh të ardhme aty ku sundon kaosi. I kemi provuar që pesë vjet të gjitha këto. Nuk funksionuan. Tani është koha për bashkimin. Për bashkimin tonë për të ecur përpara. Unë besoj se qytetarët e Kosovës dinë të dallojnë. Dinë të shohin përtej zhurmës. Dinë të zgjedhin të ardhmen. Mes kaosit dhe stabilitetit, zgjidhja është e qartë. Mes improvizimit dhe planit, mes përçarjes dhe bashkimit, PDK është zgjidhja. Sepse, ne punojmë për ta çuar Kosovën përpara”, ka theksuar Hamza./21Media