PDK i shkruan letër Kurtit, i ofron ndihmë

"Jua shpreh gatishmërinë e PDK për të komunikuar hapur dhe ..."

Kryerati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sot i ka shkruar letër kryeministrit të vendit, Albin Kurtit. Krasniqi i ka kërkuar Kurtit që t’i kushtojë rëndësi konsultimeve me partnerët ndërkombëtar. Ndërsa, ka thënë se PDK është e gatshme t’i ndihmojë lidhur me situtatën në veri.
“Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast jua shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranititeit në çdo pjese të territorit tonë”, thuhet në letrën e Krasniqit drejtuar Kurtit.
Kyetari i PDK-së e ka publikuar letrën në “Facebook”, me një mbishkrim duke thënë se “në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident”./21Media

Back to top button