
PDK-ja dhe AAK-ja arrijnë marrëveshje për garën e balotazhit në Mitrovicë
Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh në Komunën e Mitrovicës. Përmes një postimi në Facebook, kandidati i PDK-së në Mitrovic
Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh në Komunën e Mitrovicës.
Përmes një postimi në Facebook, kandidati i PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri ka bërë të ditur se nënshkruan marrëveshjen me kandidatin e AAK-së, Qazim Nimani
Duke e falënderuar Nimanin dhe strukturat e AAK-së për besimin dhe mbështetjen, Tahiri ka theksuar se 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse sipas tij, Mitrovica është mbi partitë politike.
“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës. 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike”, ka shkruar ai.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






