PDK-ja kërkon nga Qeveria të gjejnë zgjidhjen që mësimi të fillojë të hënën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë thirrje që qeveria ta zgjidhë situatën me SBAShK-un dhe që mësimi të fillojë të hënën.
“Sesioni vjeshtor i ynë këtu në Kuvend filloi pikërisht me debatin për grevën për dy javë radhazi për të gjetur zgjidhje por që as rezoluta e këtij debati e cila thërret qeverinë e Kosovës dhe SBASHK-un që të gjejnë një zgjidhje që greva të mbyllet, t’i përafrojnë qëndrimet, t’i japin përfundim kësaj sage e mbi të gjitha mbi 300 mijë fëmijë të kthehen në banka shkollore”, tha në konferencë për media deputetja e PDK-së Eliza Hoxha.
“E përderisa mendoj që kjo ka qenë një javë vendimtare ose mund të ketë qenë një javë vendimtare për gjetjen e zgjidhjes sepse edhe në Komisionin për Arsim dhe Kulturë tentuam që të kemi diskutim kushtimisht ta them por që edhe dje, në fakt pardje dhe sot në Komisionin për Arsim dhe Kulturë u pa sa e pavullnetshme dhe sa jo e gatshme është qeveria e Kosovës për të gjetur një zgjidhje në favor të dyja palëve”, tha ajo.
Partia Demokratike sërish e akuzoi qeverinë se nuk po shqetësohet për fëmijët.
Që nga 25 gushti, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës. Kërkesa kyçe e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat./21Media

Back to top button