PDK-ja kundërshton shkarkimin e bordit të ARH-së

Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, deputeti Fadil Nura theksoi se kundërshton fuqishëm rekomandimin e Komisionit për Bujqësi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Deputeti Nura theksoi se një praktikë e tillë për shkarkime pa asnjë arsye, nuk është në interes as të shtetit dhe as të institucioneve.
Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të pasqyrave financiare të ARH-së, ai tha se ARH-në e nxjerrë me opinion të pa kualifikuar e pa theksim të çështjeve.
Ai tha se para së gjithash dhe mbi të gjitha raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të pasqyrave financiare të ARH-së, ARH-në e nxjerrë me opinion të pa kualifikuar e pa theksim të çështjeve.
”Pra, një raport i tillë pa asnjë të gjetur e as një rekomandim për një organizmat buxhetore është vlerësimi më i lartë pozitiv. Në përvojën time 10 vjeçare në institucionet publike nuk kam hasur të shoh një opinion të tillë kaq të pastër. Po ashtu rekomandimi mbështet në refence të pa sakta dhe të pa bazuara dhe jo profesionale. Referenca numër 1, në të cilën thotë se “është shqetësuese ekzistimi I 268 vendkalimeve ilegale mbi binarë”. Kjo është informatë dhe e dhënë e pa vërtet, sepse pikërisht në raport shkruan e kundërta, ‘kemi 268 vendkalime legale’… (fund). Jam i bindur dhe besoj që shumë shpejt do të bindeni se një praktikë dhe një precedent I tillë nuk është në interes as të shtetit dhe as të institucioneve”, theksoi Nura.
Në bazë të rekomandimit, Bordi që pritet të shkarkohet sot është me këtë përbërje: Arsim Berisha kryesues, Gëzim Qerimi anëtar, Shkumbin Hyseni anëtar dhe Ilmi Ahmeti anëtar.

Back to top button