PDK-ja shkarkon një anëtare të saj

Qarkagjia ka qenë drejtoreshë e Arsimit në komunën e Gjakovës

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjakovë ka njoftuar sot se ka marrë vendim që ta shkarkojë nga të gjitha pozitat në PDK Diana Qarkagjinë.

Qarkagjia ka qenë drejtoreshë e Arsimit në komunën e Gjakovës ndërsa dje ajo ishte shkarkuar nga kjo pozitë nga kryetarja e Gjakovës bashkë me dy drejtorë tjerë dhe nënkryetarin e Gjakovës që vijnë nga PDK.

Për Qarkaxhinë, Kusari-Lila ka thënë se mund ta vazhdojë punën si drejtoreshë,  por me kusht që të jetë e pavarur, e jo në PDK.

Back to top button