PDK kërkon nga Qeveria të strehojë 5 mijë qytetarë të Ukrainës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Partia Demokratike e Kosovës e sheh emergjente nevojën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, krahas situatës së krijuar me sulmin ushtarak dhe pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, i cili jo vetëm që po shndërrohet në tragjedi për një vend evropian, por po ashtu po sulmon vlerat qytetëruese e demokratike të cilat ne, Kosova dhe populli i saj i ndan me demokracitë perëndimore.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndahen 1 mijë eruo për Ukrainën si dhe të strehojë së paku 5 mijë qytetarë ukrainas që janë shpërngulur dhunshëm nga agresioni rus.

“Përderisa dimensioni i agresionit rus ndaj Ukrainës po merr karakter të një krize humanitare, Partia Demokratike e Kosovës i kërkon qeverisë që të ndajë një shumë prej së paku 1 milion eurosh për popullin e Ukrainës, si një ndihmë solide në këtë kohë jashtëzakonisht të rëndë për ta dhe vendin e tyre.
Njëkohësisht, PDK i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa për të siguruar, në rast nevoje, strehimin e së paku 5000 qytetarëve ukrainas që janë shpërngulur dhunshëm nga agresioni rus”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ndryshe, Rusia është duke vazhduar me sulme ndaj Ukrainës tash e shtatë ditë, ku deri tani raportohet për qindra civilë të vrarë e po ashtu dëme të shumta materiale./21Media
Back to top button