PDK kërkon që masat antiCOVID të rishqyrtohen urgjentisht

Partia Demokratike e Kosovës sot mbajti një konferencë për media, ku i bëri thirrje Qeverisë së Kosovë që të rishikojë urgjentisht masat e fundit kundër COVID-19.
Faton Abdullahu, zëdhënës i kësaj partie, tha se këto masa janë ekstreme, sidomos masa për kufizim të gastronomisë, të cilën sipas tij, Qeveria vazhdimisht po e dëmton, shkruan rtv21.tv
Për masën ku kërkohen të tri dozat e vaksinës kundër COVID-19 për të hyrë në Kosovë, Abdullahu tha se është shkelje e të drejtave të njeriut, sidomos në raport me qytetarët shqiptarë të vendeve fqinje.
Tutje, ai theksoi se PDK-ja solidarizohet me të gjithë ata që janë kundër këtyre masave dhe shtetasve që po protestojnë kundër kësaj mase, që siç u shpreh sërish ai, shkel të drejtën e tyre elementare për të hyrë në Kosovë.
“Kosova është dhe duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve”, theksoi ai, duke shtuar se kjo kjo masë është antishqiptare./21Media

Back to top button