PDK kërkon rivotim në Mitrovicë të Jugut

Pas dyshimeve për parregullsi në numërimin e votave në Mitrovicë, PDK po kërkon rivotim në këtë komunë.
Kështu tha në një konferencë për media, Përparim Gruda nga kjo parti.
“Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se integriteti i procesit zgjedhor në Mitrovicë është cenuar rëndë, janë shkelur ligjet për zgjedhjet në Republikën e Kosovës dhe standardet e Komisionit e Venecias për një proces të drejt dhe të lirë””, tha Gruda.
Ai pas kësaj situate paraqiti kërkesat e PDK-së.
“Ne kërkojmë që Mitrovica të shkojë menjëherë në rivotim sepse janë disa qendra të mëdha në të cilat janë vërejtur parregullsi. Kërkesa jonë për rivotim do të paraqitet edhe në PZAP”, tha ai./21Media