PDK kërkon votimin e komisionit hetimor

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po e shqyrtojnë propozimin e 40 deputetëve të opozitës për caktimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se kërkesa e opozitës për këtë komision hetimor është e drejtë, kjo pasi sipas tij, problemet energjetike e kanë dominuar debatin.
“Kjo sfidë sociale, ekonomike dhe politike kërkon menaxhim të duhur. Për të dalë nga kriza të tilla, na duhet bashkërendim, por fatkeqësisht kemi vetëm ndërhyrje të Qeverisë. Mohomi i të drejtave kushtetuese të 40 nënshkruesve u duhet vetëm atyre që duan ta sabotojnë të vërtetën”, ka thënë ai.
Sipas tij, duhet të zbërthehet deri në detaje arsyeja e subvencionimit deri në 100 milionë euro të energjisë elektrike./21Media

Back to top button