PDK nesër procedon në Gjykatë Themelore vendimin e ZRRE-së

Partia Demokratike nesër më 24 qershor do të procedojë në Gjykatën Themelore kërkesën për masë të përkohshme të pezullimit të vendimit të ZRRE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë për energjinë elektrike .
“Do të kërkojmë masë të përkohshme në mënyrë që ky vendim të pezullohet dhe këto kompani të furnizohen me çmimin e njëjtë të energjisë para marrjes së këtij vendimi. Nuk janë plotësuar kushtet dhe nuk janë përmbushur as obligimet e ZRRE-së sa i përket daljes në treg të lirë të këtyre 1300 bizneseve, ka shumë parregullsi. Andaj në si Parti Demokratike e Kosovës ju njoftoj se do ta procedojmë në Gjykatën Themelore këtë vendim dhe jemi të bindur se do ta argumentojmë mjaftueshëm sa i përket marrjen e masës së përkohshme për pezullimin e këtij vendimi.”, tha ai pas seancës së Kuvendit. /21Media