PDK nuk do ta votojë projektligjin për buxhetin e vitit 2025

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se gjatë qeverisjes së Albin Kurti, nuk ka ndodhur asnjë projekt madhor.
Lushtaku kritikoi pushtetin, derisa tha se ata nuk do të votojnë projektligjin për buxhetin e vitit 2025.
“Po mbajmë një ndër seancat më të rëndësishme të këtij viti, duke qenë së ligji ka rëndësi të veçantë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe te vendi ynë. Asnjë projekt madhor nuk mbahet mend për këtë kohë që ju qeverisni. Kurti ka premtuar se do të forcojë ekonominë, këtë e ka bërë për të manipuluar popullatën. Besimin e qytetarit e kanë marrë si privilegj, e po mendojnë se në karriget e pushtetit do të qëndrojnë përgjithmonë”, tha ai.
Lushtaku tha se buxheti i vitit 2025 nuk kontribuon në përmbushjen e nevojave të qytetarëve.