PDK nuk e përkrah Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kërkon harmonizim

 

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza pak para fillimit të seancës së Kuvendit ku pritet të hedhet në votim projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka kërkuar që në vend të këtij projektligjit, të votohet propozimi i saj.

Hamza ka thënë se propozimi i qeverisë nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk ndihmon të gjitha kategoritë. Ai ka thënë se nëse janë në pyetje vetëm mjetet e Trustit, mund të ndryshojmë një nen të Ligjit për Fondet Pensionale dhe të mos quhet ligj për rimëkëmbje.

“Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht dhe ta bëjmë një ligj të mirëfilltë, të mire dhe të qëndrueshëm. Ligji që e ka propozuar qeveria nuk ka substancë. Nëse janë në pyetje vetëm mjetet e trustit mund ta ndryshojmë vetëm një nen të ligjit për fondet pensionale. Unë them që është mirë që qeveria të votojë propozimin tonë. Është më gjithëpërfshirës. Dyja janë në votim. Në këtë seancë të dyja janë në votim, por ne po themi nëse është veç trusti të mos bëhet ligj për rimëkëmbje, por të vije ai për fondin pensional”, ka thënë Hamza./21Media

Back to top button