Kaloni te përmbajtja kryesore

PDK pranon ftesën e Kurtit, kërkon reflektim politik

(Lajm i përditësuar)


PDK pranon ftesën e Kurtit, kërkon reflektim politik

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar se nesër do të marrin pjesë në takim me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

Krasniqi tha se e inkurajon Kurtin që të reflektojë.

”Sot kam pranuar një letër nga Kryetari i koalicionit Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, z. Albin Kurti, me ftesë për një takim para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që mbahet nesër. Duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese për takim. Në këtë frymë, e inkurajoj z. Kurti që të reflektojë me përgjegjësi mbi situatën aktuale dhe të shfaqë vullnet të sinqertë për të mundësuar formimin e institucioneve të reja, në mënyrë që Kosova të ketë sa më parë një Kuvend dhe një Qeveri legjitime e funksionale. Në këtë kontekst, gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara. Natyrisht, për çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit nuk ka asgjë për të diskutuar, pasi kjo është një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta dhe e përcaktuar qartë.
Partia Demokratike e Kosovës, sikur gjithmonë, do të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe seriozitet institucional, në përputhje me interesin shtetëror dhe qytetar.
Të gjitha qëndrimet e detajuara të PDK-së do t’i bëjmë publike edhe nesër, gjatë dhe pas takimit, përmes një konference për media.”, ka shkruar Krasniqi.

Kurti i ftoi për takim Abdixhikun dhe Krasniqin, LDK i thotë ”Jo”

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ftuar për takim kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi te enjten në ora 08:30.

Për RTV21 zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se LDK-ja nuk do të marrë pjesë.

Ai ka thënë se çështja e Kryeparlamentarit kërkon shumicën politike, e për këtë LDK-ja veçse ka dhënë qëndrimin e saj.

”Ka ftese. Nuk marrim pjese ne takim, njekohesisht kryetari Abdixhiku nuk eshte ne Kosove. Per ceshtjen e nenkryetareve te Kuvendit, te percaktuar si vende perfaqesimi te partive, nuk eshte ceshtje diskutimi sepse jane pozita te perfaqesimit partiak. Ceshtja e Kryetarit te Kuvendit, eshte ceshtje politike dhe kerkon shumice politike. Per kete ceshtje vecse kemi dhene qendrim”, hta Mustafa.


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes së cilës e fton në një takim konsultativ me qëllim të konstituimit të Kuvendit të ri.

Në letër e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se Kurti thekson nevojën për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, përfshirë edhe kryetarin e tij, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe rregulloren përkatëse.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button