PDK premton përmirësim të arsimit, infrastrukturës dhe furnizimit me ujë të pijshëm në Viti

Bekim Azizi, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të komunës së Vitisë, ka prezantuar programin e tij në debatin zgjedhor në RTV21.

Ai synon ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Vitisë, duke u fokusuar në përmirësimin e arsimit, infrastrukturës dhe furnizimit me ujë të pijshëm.  Azizi theksoi sfidën e emigrimit të rinisë dhe premtoi investime që do të sigurojnë ujë të pijshëm në çdo shtëpi deri në fund të mandatit të tij.

Në programin e tij, ai parashikon edhe mbështetje të madhe për gratë dhe zhvillim të infrastrukturës komunale.

“Ngritja e cilësisë së jetës është prioriteti ynë kryesor. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi është emigrimi i rinisë jashtë vendit. Kjo na shtyn të përqendrohemi në përmirësimin e arsimit në Viti. Infrastruktura është një tjetër qëllim kryesor. Uji i pijshëm është një problem për qytetarët e Kamenicës, dhe investimet për ujë të pijshëm do të jenë të tilla që deri në fund të mandatit çdo shtëpi të ketë furnizim me ujë,” tha ndër të tjera Azizi, duke shtuar se në programin e tij parashihet edhe mbështetje e madhe për gratë./21Media

Back to top button