PDK thërret seancë për dialogun të hënën

Partia Demokratike e Kosovës kërkoi senacë plenare të veçantë për të debatuar rrreth zhvillimeve të dialogut.
Lideri i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se të hënën më 13 shkurt 2023, këtë debat do ta shtrojnë në Kuvend, aty ku sipas tij edhe e ka vendin që të shtrohet e diskutohet detajisht kjo çështje.
“Qëllimet e shtetit tonë në dialog me Serbinë janë të njohura. Angazhimi për arritjen e këtyre qëllimeve është përgjegjësi nga e cila nuk mund të shmanget askush. Ushtrimi i kësaj përgjegjësie nuk mund të bëhet në mënyrë të fshehtë, as nëpër restorante, e as me postime në tëitter, por përmes transparencës së plotë përballë qytetarëve e përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Prandaj, si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, sot kemi kërkuar edhe zyrtarisht një seancë plenare të veçantë, në mënyrë që me kryeministrin Kurti të debatojmë hapur për të gjitha temat e çështjet rreth zhvillimeve të ndërlidhura me dialogun Kosovë-Serbi.”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Edhe gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës kërkoi seancë të jashtëzakonshme për dialogun, por që ky mocion nuk u votua nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lidhur më këtë Kryeministri i vendit, Albin Kurti tu arsyetua se është i gatshëm të flas në detaje për propozimin e BE-së, por në një seancë me dyer të mbyllura, pasqë sipas tij detajet nuk mund të dalin në publik, dhe se seanca duhet të thirret nga opozita e jo nga ai./21Media

Back to top button