Peach vizitoi ushtarët britanikë në kampin Bondsteel

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka vizituar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit në kampin Bondsteel.
Ai me këtë rast ka lavdëruar ushtarët britanikë për vendosjen e tyre të shpejtë dhe profesionale, dhe i falënderoi për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë, thuhet në një njoftim të Ambasadës britanike në Facebook.
Ndryshe, Peach gjatë vizitës në Kosovë ka deklaruar se Britania e Madhe në vazhdimësi përkrah pavarësinë dhe sigurinë e vendit tonë, teksa për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ka thënë se presin që autorët të japin llogari.