Pearl Jam anulon koncertin në Vjenë për shkak të motit të nxehtë

Bendin Pearl Jam po e pengojnë temperaturat e larta në Evropë.
Ditë më parë anëtarët e tij njoftuan se anuluan koncertin që kishin planifikuar për Vjenë. Ata përmes medieve sociale njofruan se këngëtari Eddie Vedder ka probleme me fytin pasi që më parë intepretoi në Paris, në ambient të hapur, në mot të nxehtë, në pluhurin e tymin që është shkaktuar nga zjarret atje.
Sipas Pearl Jam, Vedder është vizituar tek një mjek në Pragë dhe është duke trajtuar telat e zërit.
Bendi ka kërkuar falje ndaj fansave në Pragë. Ai u ka kërkuar falje edhe atyre që u angazhuan në organizimin e koncertit dhe ka thënë se do të bëjnë çdo gjë të mundur që të mbajnë koncertin.
Bendi Pearl Jam anuloi koncertin në Pragë disa orë para se të dilnin në skenë.
Në një bisedë me astronautë të NASA-s muaj më parë, Vedder rastësisht ka përmendur ndikimin e klimës në botë. Ai ka folur për këto ndryshime që tani në Evropë shkakuan zjarret, si në Francë e Spanjë.
Në anën tjetër, në një intervistë për Rolling Stone, shkencëtari për klimën Friederike Otto ka thënë se paraprakisht ishin në dijeni se këto tempertura të larta do të mbretëronin në Britani, dhe kjo nuk është diçka eksteme sepse të gjithë tashmë e dimë se po jetojmë në një botë ku temperaturat janë më të larta se më parë./21Media

Back to top button