Peci: Dita e nesërme do të na tregojë se çfarë rrugëtimi do të merrë Kosova

(Lajm i përditësuar)


Peci: Dita e nesërme do të na tregojë se çfarë rrugëtimi do të merrë Kosova

Ish ambasadori, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me Kuvendit ai ka thënë se nesër do të tregohet se çfarë rruge të mëtutjeshme e merrë Kosova.

Ai shtoi se anarkia i konvenon Kurtit dhe ai vlerëson se Kurti e ka uzurpuar qeverinë dhe i njëjti po vazhdon të ushtrojë funksionet sikur të ishte kryeministër me fuqi të plotë.

“Mendoj edhe një herë dhe po e përsëris dita e nesërme neve do të na tregojë se qfarë rrugëtimi të mëtutjeshëm do të merrë Kosova a do të shkojmë në anarki edhe më të mëtutjeshëm e kjo anarki i konvenon Kurtit me qenë se e ka uzurpuar qeverinë edhe po vazhdon ti ushtrojë funksionet sikur me qenë kryeministër me fuqi të plotë”, deklaroi Peci. /21Media


Peci: Shpërndarja e postimit të Muratit nga Haxhiu për vazhdimin e votimit të fshehtë është lajm i keq

Ish ambasadori, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se shpërndarja e postimit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit nga Albulena Haxhiu për vazhdim me votim të fshehtë është një lajm jashtëzakonisht i keq për atë çfarë e pret nesër Kosovën.

“Unë mendoj që krejt kjo që është duke ndodhur momentalisht për ne nuk është shumë shpresë dhënëse, tani po e lexoj në lajme që Albulena Haxhiu e ka shpërndarë postin e Muratit që do të vazhdohet me votim të fshehtë. Ky është një lajm jashtëzakonisht i keq për atë çfarë neve na pret nesër, nëse në ndërkohë nuk ndryshon diqka edhe kjo po tregon disponimin e kësaj partie të themi që të vazhdojë me këtë formë edhe në bllokimin e mëtutjeshëm të krijimit të institucioneve pavarësisht për çmimin që do ta paguajë Kosova, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese e kështu me radhë”, tha Peci. /21Media


Peci: Kosova është duke u shikuar nga jashtë në një formë mes komedisë dhe tragjedisë

Ish ambasadori, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Kosova nga jashtë është duke u shikuar në mes të komedisë dhe tragjedisë.

Ai vlerëson se ky është një lajm i keq për Kosovën.

“Kosova është duke u shikuar nga jashtë në një formë e cila është në mes komedisë dhe tragjedisë për vendin tonë. Edhe këtu po flasë për shumë vende, edhe unë mendoj që ky është një lajm shumë i keq sepse ne e kemi një kthim mrapa në kapacitetin tonë për t’i ndërtuar institucionet në demokracinë e Kosovës dhe kështu me radhë”, tha ai. /21Media


Deklarata e Muratit, Peci: Kjo po tregon që nuk ka vullnet që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Ish ambasadori, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se nesër pritet të shihet se a është kuptuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për në vazhdimin e seancës së 38-të me radhë.

Peci vlerëson se deklarata e Hekuran Muratit për vazhdimin e votimit të fshehtë, tregon nuk ka vullnet për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë mendoj që do të shohim nesër se si është kuptuar ky vendim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës gegjësisht edhe nga LVV. Tani po e shoh se deputeti/ministri Murati po thotë që vazhdojm me votim të fshehtë, kjo po tregon që nuk ka vullnet që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese edhe që kriza tanishme do të vazhdojë edhe më tutje”, deklaroi ai. /21Media

Back to top button