Peci i reagon Fahrije Hotit : Në vitin 2019 ‘Krushës’ i është refuzuar aplikimi për grant

Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reagim lidhur me deklarimet e bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, për grantet që ka marrë ky biznes.
Ajo të hënën ka kërkuar konferencë për media,
E pas saj ka reaguar sërish ministri Peci. Përmes një postimi në Facebook ka publikuar dokumentin ku shkruan se në vitin 2019, kompanisë që drejton Fahrije Hoti i është refuzuar aplikimi për grant.
“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”.
Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim ska përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend”, ka shkruar Peci./21Media