Peci intervistohet në cilësinë e të pandehurit për grantet në Ministrinë e Bujqësisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ish-ministri dhe aktualisht kryetari i Mitrovicës Jugore, Faton Peci, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit lidhur me rastin e granteve, ka bërë të ditur zëdhënësja Arbnora Luta.

Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa Prokuroria nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Në anën tjetër, më 27 maj 2025, Faton Peci, ish-ministër i Bujqësisë, tani kryetar i Mitrovicës, u intervistua nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të dyshuarit lidhur me dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Në cilësinë e të dyshuarit u intervistua edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha. Të dy më pas janë liruar në procedurë të rregullt./betimipërdrejtësi

Back to top button