Peci: Opsionet për qeverinë e Kosovës, koalicioni VV-PDK-LDK ose zgjedhjet e reja

(Lajm i përditësuar)
Peci: Kosova duhet të ketë pjekuri politike, jo intervenime nga jashtë për formimin e Qeverisë
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në ”Click” të RTV21 tha se nuk ka nevojë intervenim nga jashtë për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Peci tutje ka thënë se në këtë rast as presidentja Vjosa Osmani nuk ka se çfarë të bëjë.
”Kosovës i takon vet që ta ketë pjekurinë politike dhe ta bëjë vet Qeverinë. Ose dështojmë me pjekuri politike ose kemi, nuk ka nevojë intervenim prej jashtit që ta bëjmë qeverin. Edhe presidentja edhe me dashte se s’ka qa bënë janë llogarit e partive politike që kanë me vendos se çfarë koalicioni do të bëhet”, tha Peci.
Peci: Opsionet për qeverinë e Kosovës, koalicioni VV-PDK-LDK dhe zgjedhjet e reja
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në ”Click” të RTV21 ka shprehur mendimin e tij lidhur me situatën politike në Kosovë, duke theksuar se VV mund të synojë formimin e një qeverie me mbështetje nga deputetët e opozitës, përfshirë komunistët. Peci sugjeron se partitë duhet të tejkalojnë interesat e ngushta partiake dhe të formojnë një koalicion të gjerë.
Ai shtoi se një opsion tjetër mund të jenë zgjedhjet e reja në muajt maj ose qershor.
”VV ndoshta mendon që ta bëjë qeverinë përmes komunisteteve jo shumicë, ndoshta mendon të gjej edhe deputetë nga opozita ky është një opsion. Në anën tjetër duke e parë qendrimin e e Abdxhikut, ai dëshiron me mbetë në opozitë por e lë derën e hapur me ja dhënë votat një qeverie të pakicës të udhëhequr nga PDK-ja e cila se bashku ndoshta me Alencën e lë derën e hapur ndoshta edhe vet me mbet në opozitë. Por në këtë moment politik që gjendet Kosova partitë politike duhet ta tejkalojnë vetveten përtej intersave të ngushta partiake për mu kishte me qenë mirë që tri partitë më të mdha ta bëjnë një qeveri të koaliconit të gjerë, VV-PDK-LDk ndoshta edhe Aleanca deri në vitin tjetër”, tha Peci.
Peci: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i ka filluar të diskutohet
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se tërheqja amerikane nga KFOR-i ka filluar të diskutohet si opsion.
Peci shtoi se, sipas informacioneve të tij, ka dy mundësi që po diskutohen: njëra është që baza amerikane e Bondsteel mund të mbetet jashtë KFOR-it, ndërsa opsioni tjetër është tërheqja e plotë.
”Unë sapo kuptoj prej disa qareve ndërkombëtare ushtarake në Kosovë është që tërheqja amerikane nga KFOR-i ka filluar të diskutohet si opsion i mundshëm. Edhe këtu janë dy opsione sa po kuptoj unë është që Bondsteel mundet me mbet jashtë KFOR-it si bazë e paravrur amerikane në Kosovë dhe opsioni tjetër është edhe tërhekja komplet ”, tha ndër tjera Peci.
Peci: Dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, kompromisi kyç për Kosovën
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte tha se kompromisi i Kosovës është dërgimi i Asocicaiconit në Gjykatën Kushtetuese.
”Kompromisi kyq për Kosovën është dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe më vonë zbatimi i tij. Edhe një çështje që ka nevojë të negociohet është çështja e statusit të Kishës ortodokse në Kosovë, këto janë dy pikat kyqe që kërkohet të rregullohen nga ana jonë. Kurse kompromisi i Serbisë është që të bëjë një njohje de facto të pavarsisë së Kosovës në këtë fazë”, tha Peci.
Peci: Rutte erdhi me mesazhin për të treguar përkushtimin e KFOR-it
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte erdhi me mesazhin për të treguar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Peci theksoi se, megjithatë, NATO nuk ka rolin e ndërmjetësuesit në dialogun e Brukselit, por mbështet përparimin e tij.
”U rithekesua si qëndrim zyrtar i NATO-së që përkahet dialogu i Brukselit dhe kërkohet që ky dialog të ec përpara sepse NATO nuk e ka rolin e ndermjetësit, NATO është këtu për ta siguruar paqen”, tha Peci ndër tjera./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?