Peci: Mbetem i përkushtuar në luftën kundër krimit e korrupsionit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u deklarua lidhur me zhvillimet e fundit të organeve të drejtësisë në luftimin e dukurive negative.
Ai, siç informoi sot ministria, tha se veprimet e ndërmarra nga organet e rendit dhe të drejtësisë janë një shembull i mirë në luftimin e dukurive të tilla.
“Mbetem i përkushtuar në luftën kundër tentativave të tilla, krimit dhe korrupsionit. I falënderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit, si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, tha ministri Peci.

Back to top button