Peci: Mund të kalojnë 4 vite me seanca çdo 48 orë

(Lajm i përditësuar)
Peci: Mund të kalojnë 4 vite me seanca çdo 48 orë
Duke komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 paralajmëroi për pasojat e bllokadës institucionale.
Peci tha se vendi mund të shkojë deri në katër vite në këtë gjendje, duke mbajtur mbledhje të Kuvendit çdo 48 orë, pa arritur zgjidhje konkrete.
”Ne mundemi me shku deri në 4 vite duke mbajtur çdo dy ditë mbledhje të Kuvendit. Mandati i depuetëve po ec. Nuk mund të zgjidhet as presidenti.”, tha Peci.
Peci: Pritet thirrje për takim në Bruksel
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 duke folur mbi zhvillimet politike të fundit, ka theksuar se mund të ketë thirrje nga Brukseli për të diskutuar zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
”Mund të ketë thirrje në Bruksel për të biseduar për zbatimin e shpejt të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit këtu dihen se cilat janë pikat kyqe të saj për Kosovën është Asocacioni dhe për Serbinë njohja de facto. Asociacioni për neve për Kosovën do të jetë pika më e rëndë. Dhe pastaj dikur do ta vjen edhe pika e statusiti së Kishës Ortodokse serbe në Kosovë”, tha Peci.
Peci: BE s’ka obligim të na anëtarësojë, obligimet janë përgjegjësi e jona
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” eë RTV21, ka theksuar se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është një proces automatik dhe se barra e reformave bie mbi shtetin.
Sipas Pecit, është një iluzion tqë ë mendohet se BE ka detyrim të anëtarësojë Kosovën.
”Ne mendojmë se BE e ka obligim me na bo anëtarë të saj, por asnjë obligim nuk e ka. Për me hy në BE duhet me i kry punët vetë. Reformat për me hy në BE janë shumë dimenzionale”, tha Peci ndër tjera.
Peci: Kallas kërkoi formimin e një qeverie të gjerë në Kosovë
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar vizitën e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas në Kosovë.
Sipas tij, ”Kallas erdhi me një energji të re për integrimin e rajonit në BE, por rajoni nuk mund të integrohet kështu siç është, duke përfshirë edhe Kosovën”.
Peci tutje ka shtuar se qëndrimi i Kallas ishte që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të formohen sa më shpejt, për të rritur stabilitetin e vendit.
”Mundësisht që të ketë një qeveri sa më të gjerë e cila do t’i merr obligimet do t’i përfundoj obligimet që pastaj të ecim përpara”, tha Peci, teksa shtoi se me një qeveri më të gjerë kuptohet ”një qeveri stabile që është në gjendje ta merr përgjegjësin e plotë për dialogun dhe ta përfundoj atë”./21Media