​Peci: Postimet e ekzekutivit për takimin Kurti-Burns me tone të një fushate parazgjedhore

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka shkruar se shefi i CIA-s, Ëilliam Burns nuk e ka bë krejt këtë rrugë për të dëgjuar se sa demokratike është Kosova dhe çfarë rritje ekonomike ka vendi ynë, sepse ato fare mirë i ka ditura CIA.

Sipas tij, postimet në Facebook të ekzekutivit, me rastin e takimit të kryeministri Kurti me drejtorin Burns, nuk është dashur të kenë tone të një fushate parazgjedhore, të cilat nuk kanë asnjë efekt pozitiv, përpos që e ulin edhe më tepër kredibilitetin e Qeverisë së Kosovës në sytë e Ëashingtonit, pasi ato me siguri nuk e paraqesin substancën e takimit.

Postimi i plotë:

Mendoj se vizita e Shefit te CIA-s, Ambasadorit Ëilliam Burns në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, vende këto të cilat janë gjeneruese apo ballafaqohen me sfida të sigurisë, është e një rëndësie të veçantë në këtë kohë të agresionit rus në Ukrainë, eskalimit të krizës në Lindjen e Mesme, dhe potencialit të konflikteve të mundshme në rajon.

Në këtë kontekst, është shumë domethënëse edhe deklarata e Departamentit të Shtetit dhënë sot Radio Evropës së Lirë, në cilën në mes tjerash theksohet se “forcimi i partneriteti strategjik” në mes Ëashingtonit dhe Beogradit është i fokusuar drejtë të ardhmes evropiane të Serbisë, “që është e paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë”. Pra, në bazë të leximit tim, politika e SHBA-ve për Ballkanin është e qartë, Rusia jashtë, BE/NATO brenda, dhe politikat nacionaliste e ndryshimet e kufijve jashtë kombinimit. Këtë të fundit tanimë si po duket e ka kuptuar Dodiku i Republikës Serbe.

Me erdhi shumë mire që Drejtori i CIA-s u takua me Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës, si dhe shefin e AKI-se. Mendoj se për secilin prej tyre ka pasur mesazhe specifike që lidhen me përgjegjësinë e vendit tonë për sigurinë rajonale, duke përfshirë këtu edhe prezencën e trupave amerikane në Kosovë, në dritën e zhvillimeve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Mirëpo, Ambasadori Burns, nuk e ka bë krejt këtë rrugë për të dëgjuar prej neve se sa demokratike është Kosova dhe çfarë rritje ekonomike ka vendi ynë, sepse ato fare mirë i ka ditura CIA. Prandaj, mendoj se postimet në Facebook të ekzekutivit, me rastin e takimit të Kryeministri Kurti me Drejtorin Burns, nuk është dashur të kenë tone të një fushate parazgjedhore, të cilat nuk kanë asnjë efekt pozitiv, përpos që e ulin edhe më tepër kredibilitetin e Qeverisë së Kosovës në sytë e Washingtonit, pasi ato me siguri nuk e paraqesin substancën e takimit.

Kush e kupton diplomacinë, e din fare mirë që deklaratat e tilla kanë për konsekuencë erozionin e besimit, të cilin në masë të madhe ka kohë që e kemi humbur në sytë e SHBA-ve. Një postim korrekt pas këtij takimi do të mund të ishte hap i mirë për rindërtimin e këtij besimi të humbur.

Ndërsa a janë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve “të forta dhe të qëndrueshme” do të besoj vetëm atëherë kur këtë ta thotë Washingtoni, dhe do të gëzohem shumë. Mirëpo, deri më tani nuk kemi dëgjuar diçka të tillë.

Back to top button