Peci pas pezullimit të dialogut nga SHBA: Fajtor është Albin Kurti

(Lajm i përditësuar)
Peci: SHBA-të janë të stërlodhura me ne, Kosova duhet të prodhojë lidership të përgjegjshëm
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në“Click” të RTV21, ka komentuar me shqetësim gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai theksoi se SHBA-të janë lodhur me sjelljen politike të Kosovës.
“SHBA-të janë të stërlodhura me neve. Nuk është e lehtë t’i vësh sanksione fëmijës tënd. Ne jemi fëmijë të SHBA-ve. Përgjigjen në raportet me SHBA-të duhet ta japë vetë populli i Kosovës, duke nxjerrë një lidership të përgjegjshëm”, tha Peci.
Peci pas pezullimit të dialogut nga SHBA: Fajtor është Albin Kurti
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21, komentoi pezullimin e dialogut strategjik të Shteteve të Bashkuara me Kosovën, duke e quajtur këtë vendim një nga masat më të rënda deri më tani.
Ai tha se ndonëse ndëshkimi ra mbi Kosovën si shtet, përgjegjësinë për këtë situatë e mban drejtpërdrejt kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Pecit, është momenti i fundit që të ndodhë reflektim – nga vetë Kurti, ose nga qytetarët.
“Masa më drastike, por nuk do të thotë se është masa e fundit. Këtë herë dënimin e mori Kosova, por përgjegjësi me emër e mbiemër është Albin Kurti. Është koha e fundit që të reflektojë ose Albin Kurti, ose popullata”, tha Peci.