Peci shpalos arkiva, thotë se Fahrie Hoti u padit nga ministria në vitin 2017

Pas raportimeve për grantin 100 mijë euro, Ministri Faton Peci u ka hyrë arkivave të Ministrisë e ka nxjerrë disa dokumente.
Ai ka thënë Fahrie Hoti ishte paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 dhe se i ishte kërkuar kthimi i 17 mijë e 800 eurove që Kooperativa Bujqësore “Krusha” i kishin fituar si grant
“A dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini. Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK).”, ka shkruar Peci.të Rahovecit.
Derisa ka shtuar se nesër do të tregojë edhe se si Grave të Krushës u ishin refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj.
“Kurse nesër do t’iu tregoj se si Grave të Krushës u janë refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj”, ka shkruar tutje Peci./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?